Ura historike në Vlorë, së shpejti një atraksion turistik!

Written by on 13/01/2021

Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës do të kthehet së shpejti në një atraksion turistik. Premtimi u dha nga Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë inspektimit nga afër të problematikës së përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut në këtë zonë. Sipas Ramës, ura është një monument historie prandaj duhet bërë një projekt për ta shndërruar atë në një shëtitore me ndriçim, dysheme me gura, duke e kthyer kështu në një pikë turistike. Rama kërkoi projektin brenda muajit shkurt.


Current track

Title

Artist