Turqia ultimatum linjave ajrore: Boll shitët bileta për sirianët dhe irakianët!

Written by on 13/11/2021

Autoriteti i Aviacionit Civil të Turqisë po ndalon shitjet e biletave ajrore për qytetarët nga Iraku, Siria dhe Jemeni. Për shkak të problemit të kalimeve të paligjshme kufitare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë, është vendosur që qytetarët e këtyre vendeve që duan të udhëtojnë në Bjellorusi nga aeroportet turke nuk do të lejohen të blejnë bileta dhe të hipin deri në një njoftim tjetër.

Kohët e fundit, shumë liderë të Bashkimit Evropian u kanë kërkuar linjave ajrore që të mos sjellin më shumë njerëz nga Lindja e Mesme në kryeqytetin e Bjellorusisë, në mënyrë që të parandalojnë një tjetër krizë migracioni në BE./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist