Turistët “dëbojnë” banorët e qytetit historik!

Written by on 16/11/2019

Çekia po përgatitet të shënojë 30 vjetorin e revolucionit Velvet, që shënoi edhe rënien e komunizmit, duke sjellë një bum turistik dhe një pasuri të jashtëzakonshme. Por jo të gjithë banorët e shohin si ndryshim pozitiv. Gati 8 milion turistë e vizituan Pragën vitin e kauar duke e bërë, një nga qytetet më të vizituar në Europë. Një nga problemet më të mëdha është mungesa e akomodimit, pasi shumë apartamente shndërrohen në zyra ose banesa afatshkurtra. “Njerëzit janë larguar, kështu që shërbimet, dyqanet, restorantet më të lira kanë shkuar bashkë me ta”, ka thënë një krijues dokumentarësh. Numri i turistëve është më i lartë se ai që mund të mbajë Praga.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist