Tre fituese shqiptare në Kaliforni!

Written by on 19/08/2019

Tre gjimnaziste nga Tirana kanë fituar vendin e parë në konkursin e organizatës “Technovation”në Kaliforni, për zgjidhjen e problemeve reale në komunitetet  e tyre përmes teknologjisë. Vajzat paraqitën një aplikacion që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara në shoqërinë shqiptare. Ka qenë një rrugëtim emocionues për tre gjimnazistet të cilat iu përgjigjën sfidës së “Technovation” duke gjetur zgjidhje për një problem mjaft të mprehtë të shoqërisë. Përvoja  e vajzave do të ketë një efekt të fuqishëm në jetën e tyre edhe pas përfundimit të programit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist