Telefoni juaj po përgjohet prej ditës së hënë, ja cila është arsyeja!

Written by on 20/11/2019

Telefonat celularë të miliona spanjollëve do të gjurmohen këtë javë si pjesë e një projekti shtetëror.Agjencia e statistikave INE insiston se ky projekt do të gjurmojë qytetarët se në çfarë vendesh shkojnë gjatë ditës dhe natës. Pjesa e parë e projektit zhvillohet nga data 18-21 nëntor e më pas edhe gjatë fundjavave.Të njëjtin eksperiment do ta zhvillojnë edhe gjatë verës. Agjencia e statistikave deklaron se ky studim do të ndihmojë qeverinë të analizojë lëvizshmërinë e spanjollëve në mënyrë që të përmirësojë dhe cilësinë e transportit publik.Por ky projekt padyshim ka pasur edhe kundërshtime kryesisht në rrjete sociale ku shumë përdorues kanë ngritur problematikën e përgjimit.Një avokat shprehet se dorëzimi i të dhënave të përdoruesve për qëllime studimi është në kundërshtim me ligjin. Ai sugjeron fikjen e celularëve ose kthimin e tyre në “airplane mode” në mënyrë që të mos gjurmohen.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist