Stuhia më e fuqishme në 60 vitet vitet e fundit ,anullohen fluturimet!

Written by on 14/10/2019

Reshje dhe erëra të forta kanë goditur bregdetin lindor të Japonisë gjatë fundjavës, pasi tajfuni “Hagibis” preku gadishullin Izu,  sipas autoriteteve lokale, që lajmëruan se transportet publike janë mbyllur. Tajfuni pritet të sjellë reshje të mëdha në ishull që nuk janë parë që prej një tajfuni të fuqishëm në vitin 1958, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.Trenat e shpejtësisë së lartë janë pezulluar gjithashtu.  Pjesa më e madhe e supermarketeve kanë qëndruar të mbyllura në Tokjo.  “Japan Airlines” kishte anulluar shumicën e fluturimeve për fundjavën, ndërsa “Nippon Airways”, të gjithë fluturimet brenda vendit dhe shumicën e fluturimeve ndërkombëtare.Tajfuni kishte ndërprerë energjinë për 14 mijë familje në shumë zona. Përveç tajfunit, Japonia është goditur edhe nga një tërmet me magnitudë  5.7 i shkallës Rihter.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist