Statistikat/ Pandemia uli numrin e azilkërkuesve shqiptarë me 66%

Written by on 26/02/2021

Një ulje prej 31%  është shënuar në numrin e kërkesave për azil gjatë vitit të kaluar krahasuar me shifrat e vitit 2019. Kjo është ulja më e thellë që nga viti 2013 bën të ditur Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit në raportin e saj të fundit. Shifrat janë një rezultat i drejtpërdrejtë i situatës pandemike të koronavirus, e cila shtyu qeveritë e vendeve në mbarë botën të ndalojnë udhëtimet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Shumica dërrmuese e aplikimeve u regjistruan nga shtetas të Sirisë me rreth 14%, pasur nga afganët, venezuelasit, kolumbianët dhe irakianët. Sipas raportit, situata pandemike provokoi një rënie të numrit të aplikimeve nga qytetarët shqiptarë me 66%./radiotravel.al 

 

Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist