Sot data 1 qershor, hyjnë në fuqi rregullat e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Written by on 01/06/2021

Duke nisur nga dita e sotme do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ora policore do të fillojë nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Të gjithë ata që dalin për arsye pune përtej orës 23:00 duhet të jenë të pajisur me leje ose të kenë dokumentin që vërteton se punon në një nga shërbimet kritike.

 

Maska nuk është e detyrueshme në rrugë dhe ambiente të hapura, por duhet mbajtur në ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit publik./radiotravel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist