Situata e zjarreve në vend/ Ende 6 vatra aktive por pa rrezik për njerëzit dhe banesat!

Written by on 14/08/2021

6 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa. Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, në bashkinë Lezhë. Efektivë të Forcave te armatosura, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se zjarri në fshatin Thirrë, në Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan,në Kolonjë si dhe vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri në Dropull. Situata është në monitorim.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist