Shtohet nje qender e re vizitoresh ne parkun “Shebenik-Jabllanice”!

Written by on 12/12/2018

Parku Kombetar ”Shebenik- Jabllanice” prej me se 2 vitesh ka nje qender vizitoresh ne fshatin Fushe-Stude dhe nje i dyte po i shtohet ne Rrajce ne hyrjen jugore te parkut.Punonjesit e Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtura, Elbasan po vazhdojne punimet per kete qender te re vizitoresh. Kjo qender informacioni do te jete ne sherbim te vizitoreve vendas e te huaj, per ndarjen e informacionit per vlerat e natyres qe parku perfaqeson, rendesia e zones UNESCO, informacionin per shtigjet, vlerat e traditat e zones.Ky investim u be nga projekti NaturAl i cili gjithashtu ka dhene mbeshtetje edhe per permiresimin e infrastruktures ne Parkun Kombetar “Shebenik-Jabllanice”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist