Shqiperia ne panairin e Tel Avivit, interes te larte nga turistet ne stende!

Written by on 13/02/2019

Shqiperia perfaqesohet ne diten e dyte sot ne panairin nderkombetar te turizmit mesdhetar ne Tel-Aviv. Panairi i sivjetshem i turizmit perkon me 25-vjetorin e ketij edicioni. Shqiperia paraqet bukurite e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombetare e Turizmit u perfaqesua me nje stende te kuruar me shume kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar te Beratit. Ne stende jane pjesmarres edhe gjashte tur-operatore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqerohej nga ambasadori shqiptar ne Izrael ishte i pranishem ne panair. Klosi ne fjalen e tij, pasi vleresoi bashkepunimin dypalesh ndermjet Shqiperise dhe Izraelit, shprehu rendesine e ketij panairi, sepse nepermjet tyre gjen mundesine per te ndare mendime dhe shkembyer eksperienca. Pala shqiptare vleresoi panairin e Izraelit si nje mundesi shume te mire per te marketuar turizmin malor, sepse interesi per kete lloj turizmi eshte shume i kerkuar nga pala izraelite. Ne stenden mikpritese shqiptare, vizitoret kane mundesine te njihen me embelsira dhe pije tradicionale. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist