Shqipëria, Mali i zi dhe Bosnjë-Hercegovina, së shpejti me një hekurudhë të përbashkët!

Written by on 30/10/2021

Shumë shpejt Shqipëria, Mali i zi dhe Bosnjë-Hercegovina do të lidhen me një sistem hekurudhor. Lajmi është dhënë nga Ministri i Transportit në Bosnjë-Hercegovinë, Vojin Mitrovic gjatë një vizite në Mal të zi.

Ai tha se negociatat kanë nisur, por po zgjasin shumë. Kjo, pasi “një prej problemeve është përcaktimi se ku do të kalojë rruga, e cila do të ketë nevojë për marrëveshje ndërshtetërore”, tha Mitrovic./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist