Shëndeti juaj po rrezikohet nga ky produkt
Written by Radio Travel on 19/09/2019
India ka vendosur të ndalojë cigaren elektronike sepse u rrezikon shëndetin të rinjve. Kjo ka qenë deklarata e ministres federale të Financave në Indi. Kabineti federal ka miratuar një rregullore për të ndaluar prodhimin,fabrikimin,import-eksportin dhe shitjen e cigareve elektronike. Aktualisht cigaret elektronike nuk prodhohen në Indi por importohen ose grumbullohen atje. Shkelësit e këtij ligji mund të gjobiten me gjoba të mëdha sipas autoriteteve indiane.