Samsung, donator i kauzave globale

Written by on 14/08/2019

Kompania Samsung do të jetë iniciatori më i ri i kauzave globale. Së fundmi është njoftuar partneriteti i ri mes “Samsung” dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në mbështetje të Objektivave Globale. Këto të fundit pasqyrojnë sfidat më të mëdha të njerëzimit duke përfshirë mjedisin, klimën apo edhe arsimin. Bashkëpunimi do t’i adresojë përdoruesit e Galaxy të bashkohen për të mbështetur Objektivat Globale, si dhe për të shënjuar çështjet më të rëndësishme. Lançimi i aplikacionit të ri “Samsung Global Goals” bazuar në donacionet dhe edukimin bashkë me aksesorët e veçantë, është hapi thelbësor i arritjes së objektivave dypalëshe. Synimi kryesor i aplikacioniti disponueshëm në smartfonë-t Samsung Galaxy është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në mbështetje të punës së tij në gjithë botën.Aplikacioni do të jetë i disponueshëm në 19 gjuhë të ndryshme , është i instaluar në Samsung Galaxy Note 10 dhe më vonë do të mund të shkarkohet edhe nga smartfonë-t e tjerë Galaxy.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist