Sa internet konsumon një shqiptar?!

Written by on 09/09/2019

Çdo shqiptar kosumon afërsisht 3 GB internet çdo muaj me telefonin celular .Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postare tregojnë se përdorimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare po rritet me ritme të shpejta. Sipas statistikave të tremujorit të dytë të këtij viti, konsumi mesatar i internetit nga rrjetet celulare është rritur me 14% krahasuar me një vit më parë. Shërbimi i internetit ka marrë shtysë të fuqishme nga teknologjia 4G dhe shtimi i telefonave inteligjentë. Pritet që vitin e ardhshëm të hidhen hapat e parë në drejtim të ofrimit të frekuencave për brezin e gjeneratës 5G.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist