Sa duhet të punoni për të blerë një Iphone XS!?

Written by on 16/08/2019

Vit pas viti telefonët po sofisitikohen dhe janë shndërruar në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Një shqiptari për të patur një nga telefonat e fundit të Apple i duhet të punojë 445 orë, ose 3 muaj, së paku 100 orë më shumë sesa në vendet e rajonit. Sipas përllogaritjeve, bazuar edhe në çmimet zyrtare të Apple, pagave mesatare të vendeve të BE-së,pagave mesatare në rajon dhe në vendin tonë, një shqiptari i nevojitet më shumë kohë se qytetarët e BE-së dhe rajonit, apo dhe vetë shqiptarët e Kosovës. Nga ana tjetër në Danimarkë vetëm me 40 orë punë mund të blesh një telefon të fundit të kompanisë Apple.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist