Rusia nis trenin e parë drejt Arktikut!
Written by rt on 07/06/2019
Treni i parë i turistëve do të udhëtojë përmes rajonit Arktik të Rusisë, për të kaluar më pas në Norvegji. Udhëtimi do të zgjasë 11 ditë dhe pasagjerët do të zbulojnë zona që që janë të vështira për tu arritur me mjete të tjera. Turistët dhe organizatorët janë shprehur entuziastë për udhëtimin në destinacionin e largët. Pasagjerët që kanë zgjedhur udhëtimin në Arktik, janë kryesisht nga Gjermania, Norvegjia , Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.