Rruga drejt Tamarës turistike do nisë rindërtimin në vjeshtë

Written by on 27/07/2018

Rruga drejt Tamarës turistike do nisë rindërtimin në vjeshtë

Projekti për rikualifikimin urban të fshatit turistik të Tamarës dhe rindërtimin e rrugës së Vermoshit drejt kufirit me Malin e Zi do të nisë zbatimin në vjeshtë të këtij viti. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili është edhe zbatuesi i këtij investimi, në fshatin Tamarë është planifikuar të bëhet rehabilitimi i ndërtesave ekzistuese pranë qendrës së fshatit duke ruajtur karakteristikat arkitekturore. Po ashtu, sa i takon rikonstruksionit të çative, edhe ai do të bëhet sipas stilit tradicional. Ky projekt synon të nxisë lëvizjen në itinerarin Shkodër-Tamarë-Vermosh drejt Malit të Zi si dhe anasjelltas. Investimi është pjesë e programit “Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare” që bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB).


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist