Rregulla të reja për ata që duan të punojnë në Gjermani!

Written by on 19/10/2019

Minsitria e Jashtme gjermane ka deklaruar se do të ketë përmirësime për të gjithë ata që kërkojnë një vizë pune në Gjermani.Deri tani, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbërriture në Gjermnia për të punuar përmes rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane. Ajo është parë nga ekspertët si sukses për të përmbushur nevojat e tregut gjerman të punës.Rregullorja e qeverisë gjermane e cila është ofruar si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015 përfundon në vitin 2020. Nga 1 janari do të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje mbërritjet nga vendet jashtë BE-së.Për herë të parë mund të shkohet në Gjermani me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.Viza ka qenë pengesa kryesore që forca e kualifikuar punëtore ka patur për të shkuar në kohë në sipërmarrjet gjermane.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist