Rama nxjerr pamjet e para nga porti i Durrësit/ “Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm”!

Written by on 24/09/2021

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e para të projektit mbi portin e ri tregtar të Durrësit. “Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm”, shprehet Rama.

Në postimin e tij në Facebook Rama bën të ditur gjithashtu se nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist