Qipro shtrëngon kufizimet për hyrjen në ishull/ Vende të reja i shtohen listës së kuqe!

Written by on 18/08/2021

Duke filluar nga kjo javë, udhëtarët spanjollë, belge, lituanezë, suedezë dhe serbë janë të detyruar t’i nënshtrohen testimit të dyfishtë në mënyrë që të lejohen të hyjnë në Qipro, pasi vendi i ka shtuar këto vende në listën të kuqe. Sipas vlerësimit të rrezikut epidemiologjik të Qipros për vendet që përditësohen çdo javë, vende të tilla si Austria, Bullgaria, Letonia, Sllovenia i janë shtuar listës portokalli, duke imponuar rregulla të reja dhe më strikte për udhëtarët që vijnë nga këto vende.

Pra, udhëtarët që vijnë nga vendet në listën e gjelbër, e cila përfaqëson vende me rrezik të ulët, ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk janë të detyruar të paraqesin një certifikatë testimi ose të izolohen pas mbërritjes në ishull.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist