Puka, qyteti i luleve dhe hapësirave të gjelbra

Written by on 05/03/2019

Puka njihet si një prej qyteteve më të pastra dhe me gjelbërim masiv, i cili në dy vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm numrin e mbjelljeve duke e zgjeruar hartën e zonave të gjelbëruara edhe jashtë rrugës kryesore të qytetit.

Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Bashkia e Pukës vijon shtimin e hapësirave të gjelbra të qytetit duke mbjellë lule dhe pemë në të gjitha lulishtet dhe rrugët e qytetit.

Banorët e Pukës dhe vizitorët tashmë kanë mundësi më shumë për të pushuar në ajrin e freskët që të ofron qyteti.

Qyteti i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist