Porti më i madh në vend do të ndryshojë plotësisht!

Written by on 14/10/2019

Një delegacion francez nga instituti i studimeve të larta të Mbrojtes Kombëtare, kryesuar nga ambasadorja e Francës në vendin tonë ka mbërritur të dielën në portin e Durrësit. Gjatë takimit me përfaqësuesit e Autoritetit Portual të Durrësit, në sallën e konferencave është shfaqur një dokumentar i shkurtër për portin më të madh në vend. Specialistët e promocionit dhe ata të sigurisë portuale kanë prezantuar situatën aktuale të portit, kapacitetin , funksionet si dhe bashëpunimet me institucionet e tjera. Ata iu përgjigjën interesit të përfaqësuesve të institutit francez mbi destinacionet e mallrave si dhe projektet kryesore që po zbatohen në portin e Durrësit.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist