Po afron ankandi më i madh sportiv!

Written by on 24/04/2019

 

 

Julien’s Auction në Beverly Hills po përgatitet për një event të rëndësishëm siç është ajo e nxjerrjes në ankand të materialeve me vlera sportive. Do të jenë 300 lloj materialesh që i përkasin botës së futbollit evropian, baseballit(bejsboll) apo edhe boksit. Në ankand figuron medalja e artë e Botërorit të vitit 2002 që kap një vlerë deri në 60 mijë dollare si dhe ajo e Kupës së botës së vitit 1930 me vlerë 40 mijë dollare. Admiruesit e Lionel Messit do të kenë mundësi që të blejnë fanellën e tij me përfaqësuesen e Argjentinës apo edhe këpucët me të cilat ai shënoi golin e tij të 500 në karrierë. Ndërsa ata që preferojnë Cristiano Ronaldon do të kenë mundësi që të tentojnë blerjen e këpucëve që ylli portugez përdori në ndeshjen e tij të parë me Realin e Madridit. Ankandi do te zhvillohet me 25 prill.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist