“Plastika nuk lë hapësirë për jetën”, fushata që do të mbrojë mjedisin!

Written by on 08/11/2019

Fushata për mjedisin ka bërë bashkë ambasadorët e Bashkimit Europian. Nisma e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”Qesja e fundit” është prezantuar dje nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigj Soreca , ministri Klosi dhe ambasadorë të vendeve të unionit në kryeqytet. Ambasadori Soreca në fjalën e tij ka theksuar se plastika është bërë një nga sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore. duke kërkuar kështu veprim nga qytetarët dhe autoritetet. “BE ka përshtatur rregulla të reja për të nxjerrë jashtë përdorimit objekte plastike njëpërdorimshme nga viti 2021, dhe shqiptarët duhe të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes së mjedisit”, ka thënë ambasadori. Ministri Klosi në ka theksuar se nisma për ta bërë Shqipërinë të parin vend europian pa qese plastike deri në 1 qershor 2020, do ta vendosë atë në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakortësuar kjo edhe me partnerë ndërkombëtarë. Nën sloganin “Plastika nuk lë hapësirë për jetën”, fushata dymujore e organizuar nga delegacioni I Bashkimit Europian në Shqipëri synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen  e mjedisit.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist