Për një turizëm të sigurt/ Si po ecën programi kombëtar i dezinsektimit?

Written by on 02/06/2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se ka nisur programi kombëtar i dezinsektimit  dhe se do të shtrihet në të gjithë vendin. Ministrja tha se ky dezinsektim  bën të mundur që edhe sezoni turistik të jetë më i mbarë, teksa njofton se procesi do të vazhdojë deri në muajin tetor.

“Dezinsektimi shërben për të parandaluar dhe për të kontrolluar sëmundjet infektive që vijnë nga mushkonjat. Por mbi të gjitha edhe për të siguruar shëndetin publik dhe sigurisht edhe për zonat turistike, që i japin një siguri më shumë të gjithë sezonit turistik”, deklaroi Manastirliu./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist