Për herë të parë në histori të mbretërisë ndodh ndryshimi i madh!
Written by Radio Travel on 07/10/2019
Gratë në Arabinë Saudite do të jenë në gjendje t’i bashkohen ushtrisë për herë të parë në historinë e mbretërisë. Sipas mediave vendase, ky veprim shënon një hap të mëtejshëm përpara në vendin tonë në sajë të programit të reformës “Vizioni 2030”. Deri tani gratë saudite mund të punësoheshin në shërbime të sigurisë dhe mund të operonin në disa fusha të ndryshme. Sipas direktivave të reja, ato do të jenë në gjendje të rregjistrohen si ushtare të thjeshta si dhe të bëjnë karrierë deri në gradën e fundit ushtarake.