Pasagjerët specialë rrezikojnë avionin

Written by on 16/08/2019

Një avion rus i linjës ajore “Ural Airlines” me 226 pasagjerë në bord dhe shtatë anëtarë ekuipazhi është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak para se të arrinte në aeroportin e Moskës. Shkak për uljen janë bërë një tufë zogjsh të cilët janë përplasur me avionin dhe janë futur në  një pjesë të motorrit. Për pasojë pilotët kanë  hasur vështirësi, duke i detyruar të bëjnë ulje emergjente. Gjatë uljes në një fushë, disa nga pasagjerët kanë pësuar lëndime të lehta.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist