Pas 1 jave sulmesh të ashpra, Izraeli dhe Palestina “festojnë” për armëpushimin!

Written by on 21/05/2021

Pas më shumë se një javë konfliktesh të ashpra me pasojë humbjen e jetëve njerëzore dhe dëmeve të konsiderueshme materiale, Izraeli dhe grupi palestinez që sundon në Gaza, Hamas, kanë rënë dakord për armëpushim. Përpjekja ndërkombëtare do të përqendrohet në sigurimin e armëpushimit dhe fillimin e ndihmave humanitare si edhe rindërtimin në Gaza.

Armëpushimi erdhi si rezultat i ndërhyrjes së Egjiptit në rolin e ndërmjetësit. Marrëveshja do t’i japë fund luftimeve më të rënda që nga viti 2014./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist