OBSH nis sërish hetimet mbi origjinën e Covid-19/ ‘’T’i jepet fund politizimit të kësaj çështjeje’’

Written by on 14/08/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka berë me dije të premten se është duke krijuar një grup të ri për hetimin e origjinës së koronavirusit, në një përpjekje të radhës që synon shmangien e pengesave ndaj hetimeve nga problemet politike.

Fakti që OBSH nuk është në gjendje të thotë se ku dhe si filloi përhapja e virusit ka nxitur tensione mes anëtarëve të saj, veçanërisht mes Kinës, ku u identifikuan rastet e para me COVID-19 në Wuhan në fund të vitit 2019, dhe Shteteve të Bashkuara. OBSH u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet mbi origjinën e pandemisë COVID-19 dhe për depolitizimin e çështjes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist