Norvegjia, vendi i 10 -të në BE që njeh vaksinën kineze!

Written by on 09/10/2021

Norvegjia është bërë vendi i dhjetë në mesin e vendeve të BE -së dhe zonës Shengen që ka njohur vaksinën Sinovac si dëshmi të vlefshme të imunitetit. Kjo  do të thotë se të gjithë ata që janë vaksinuar me këtë vaksinë nuk do t’i nënshtrohen më rregullave të veçanta të hyrjes.

Të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me Sinovac, i cili është pjesë e Listës së Përdorimit Emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), do të kenë të njëjtat lehtësira si ata që janë vaksinuar me një nga vaksinat e njohura tashmë nga autoritetet e vendit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist