Njihuni me aeroportin që ka regjistruar numrin më të lartë të turistëve në shtator

Written by on 21/10/2021

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngarkuar ndonjëherë për mbërritjet në aeroportin e Kankunit, një shenjë e qartë se qyteti turistik i bregdetit të Karaibeve po rimëkëmbet fuqishëm nga rënia e turizmit të shkaktuar nga pandemia. Pak më shumë se 1.66 milion pasagjerë fluturuan për në Cancún muajin e kaluar, një rritje prej 94% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar dhe një rritje prej 4.4% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.

Meksika ka qenë një destinacion tërheqës për shumë turistë ndërkombëtarë sepse nuk u ka kërkuar udhëtarëve test covidi, dëshmi vaksinimi ose karantinë të detyrueshme. /radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist