Një zgjidhje e re për të shmangur trafikun!

Written by on 16/11/2019

Hanoi është qyteti i lidhur ngushtë me motoçikletat. Këto mjete janë pjesë e përditshmërisë së kryeqytetit vietnamez. Ka rreth 6 milion motoçikleta në këtë qytet me 8 milion banorë dhe rreth 700 mijë makina.Vendasit dhe vizitorët, mund të lëvizin me mjetet e shpejta, për të shmangur trafikun dhe rrëmujën.Por ndërkohë që ky është mjeti kryesor i transportit në Hanoi qeveria vietnameze planifikon ti ndalojë motoçikletat në zonat rreth qendrës së qytetit deri në vitin 2030.Kjo, në përpjekje për të lehtësuar ndotjen dhe bllokimin në qytet. Iniciativa e qeverisë është për të drejtuar qytetarët drejt transportit publik, një sistem për të cilin po punohet për ta rregulluar. Një kompani do të prezantojë një zgjidhje të “gjelbër” duke ruajtur hapërsirën dinamike të qytetit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist