Një shqetësim si i metropoleve europiane

Written by on 15/08/2019

Dyndjet e mëdha të turistëve kanë nisur të shqetësojnë metropolet europiane si Amsterdami, Roma,apo Barcelona. Nëse uleni në shkallët e Piazza die Spagna , Scalinata di Trinita dei Monti në Romë do të paguani gjobën prej 400 eurove. Policia bashkiake e Romës ka nisur të zbatojë rregullat e reja, duke vendosur gjoba në moszbatimin e tyre. Arsyeja është se turistët lënë gjurmë ndotjeje si dhe duke u ulur në shkallë ata mbulojnë panoramën e veprës madhështore. Edhe Barcelona ka reaguar duke ndaluar ndërtimin e hoteleve të reja në qytet për të frenuar turizmin masiv. Nga ana tjetër për të parandaluar dyndjet e turistëve në qytet, Amsterdami ka ndaluar hapjen e dyqaneve të reja të suveniereve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist