Një ishull që po rilind
Written by Radio Travel on 17/08/2019
Ishulli i Sazanit po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Media italiane “Si Viaggia” ka shkruar një artikull të cilin e ka titulluar “Rilindja e Sazanit”. Artikulli tregon sesi ishulli po shndërrohet në një destinacion kryesor në Shqipëri. Ishulli është në të vërtetë një parajsë e vogël e natyrës së egër ku mund të eksplorohen shtigje jo aq të lehta por tejet tërheqëse. Sazani është vetëm gjysmë ore me traget larg Vlorës. Që prej vitit 2010 ishulli është pjesë , së bashku me gadishullin e Karaburunit e parkut kombëtar Karaburun-Sazan.