Nick Jonas ne lidhje me aktoren 10 vite me te madhe?
Written by rt on 30/05/2018
Këngëtari i famshëm Nick Jonas është një ndër ata djem që pëlqen të ketë marrëdhënie me femra më të mëdha se veten.
Kohë më parë ai u përfol se ishte në një lidhje intime me Demi Moore, më pas dëshironte të shoqërohej me Jenna Dewan ndërsa së fundmi përflitet se është në një lidhje me aktoren indiane Priyanka Chopra.
Nick dhe Priyanka përkatësisht 25 dhe 35-vjeç kanë më shumë se një vit që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe thashethemet se ata janë më tepër sesa miq nisën vitin e kaluar kur u shfaqën së bashku në “Met Gala”.
Edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht që janë në një lidhje, janë fotografuar duke kaluar të gjithë fundjavën së bashku në Los Angeles duke shëtitur, duke bërë xhiro me jaht e duka festuar në një klub nate.