Nga 24 dhjetori, masa të reja kufizuese: Ndalohet dalja pas orës 20:30!

Written by on 22/12/2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20: 30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të tjera. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej datës 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00. I njëjti rregull do të vlejë edhe për aktivitetin e bareve dhe restoranteve.


Current track

Title

Artist