New York mirëpret paradën shqiptare!
Written by rt on 10/06/2019
New York ka mirëpritur paradën e komunitetit shqiptar këtë të shtunë. Parada e shqiptarëve është e përvitshme dhe asaj i bashkohen shqiptarë nga të gjitha shtetet në të cilat jetojnë. Tema e paradës këtë vit ishte Çamëria. Rrugët e Manhatanit janë mbushur me një det flamujsh të kuq, dhe shqiptarët që këndonin e kërcenin këngë popullore nga krahina të ndryshme. Kreu i paradës këtë vit ishte gazetari Marin Mema. Sipas të dhënave në paradë kanë marrë pjesë rreth 6 mijë vetë.