Mural Fest/ Frymëzimi nga tërmeti i 2020 ‘’ngjyros’’ muret e kryeqytetit!

Written by on 28/08/2021

Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet në Tiranë, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra. Muralet janë kuruar nga kuratori Helidon Haliti i cili përmes disa fotove në Facebook zbulon domethënien e murales së radhës “Kujdesi i nënës”, një vepër nga një artist gjerman që është frymëzuar nga tërmeti I vitit 2020, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre që mbetën nën gërmadha.

Kjo murale po pikturohet në një nga pallatet në Unazën e Vogël në kryeqytet, teksa aktualisht kanë përfunduar dy të tjera te Komuna e Parisit dhe ura e Selitës.
Mural Fest ka nisur që prej datës 24 gusht dhe do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist