Mot i keq gjatë gjithë javës/ Drejtoria Detare ka një thirrje për mjetet lundruese

Written by on 28/12/2020

Drejtoria  e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se moti i përkeqësuar do shtrihet gjatë kësaj jave në gjithë bregdetin shqiptar. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.


Current track

Title

Artist