Më në fund! “Times Square” do t’ i rikthehet festimeve për Vitin e Ri!

Written by on 17/11/2021

Mijëra njerëz do të mund të mblidhen në sheshin “Times Square”  për natën e Vitit të Ri. Edicioni i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë, por këtë vit, hyrja në shesh do të lejohet vetëm për personat e vaksinuar ose ata që do të paraqesin një test negativ të Covid.

“Kemi shumë për të festuar. Do të jetë një moment i shkëlqyer për Times Square në natën e Vitit të Ri”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio. Në kohën para pandemisë, sheshi i famshëm tërhiqte mbi 1 milionë turistë nga e gjithë bota./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist