Më në fund! Pasaportat shqiptare të vaksinimit do të njihen edhe në Britani!

Written by on 08/10/2021

Nga 11 tetori, pasaportat e vaksinimit të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe. Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.

 

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist