Mbipopullohet bregdeti, radhë kilometrike makinash

Written by on 21/06/2021

Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Vlorë-Orikum, por edhe dalja në qytetin e Shkodrës, ditën e djeshme kanë shënuar radhë të gjata makinash. Temperaturat e larta dhe heqja e kufizimeve kanë bërë që pjesa më e madhe e pushuesve t’i drejtohen bregdetit, por janë përballur njëkohësisht me kaosin në trafik.

 

Përmes një letre zyrtare Unioni Turistik Shqiptar, kërkon nga qeveria që të hiqet ora policore dhe kufizimi i orarit për muzikën, pasi sipas tyre po penalizojnë pushuesit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist