Maska me detyrim dhe distancë një metër/ Ja udhëzimet e reja për udhëtimet ajrore

Written by on 18/06/2021

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE-së kanë bërë azhurnimin mbi rekomandimet për udhëtimet ajrore. Mësohet nuk do të kërkohet test dhe as karantinë për udhëtarët europianë që janë vaksinuar plotësisht ose që e kanë kaluar virusin gjashtë muajt e fundit.

Megjithatë duhet të ruhet distanca për të paktën një metër në terminale dhe të mbahet maska në avionë. Lista e vendeve për të cilat BE-ja ka hequr kufizimet është zgjeruar për t’i dhënë një hov zhvillimit të turizmit. Aktualisht Komisioni Europian ende nuk ka shpallur datën apo rregullat që duhen zbatuar para se një qytetar nga jashtë BE-së të udhëtojë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist