Linjat ajrore bien dakord për klimën/ IATA pranon objektivat e emetimeve zero të karbonit

Written by on 06/10/2021

Linjat ajrore në të gjithë botën ranë dakord në nisje të javës që të bëjnë progres me planet e trajtimit të ndryshimit klimatik. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, që grupon 290 linja ajrore, është angazhuar të arrijë emetime zero të karbonit deri në vitin 2050, pavarësisht kundështimeve nga linjat ajrore kineze.

Ky vendim përshpejton premtimin 12-vjeçar për të përgjysmuar emetimet nga nivelet e vitit 2005 deri në 2050-n dhe përfshin trajtimin e 300 milionë ton shtesë të karbonit përmes masave si karburante të qëndrueshëm për aviacionin./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist