Konti Lumaj, djali nga Malësia e Madhe që ndjek pasionin për artin në Massachusetts

Written by on 25/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Konti Lumaj, një i ri që ka lindur në Bajzë të Malësisë së Madhe dhe që sot është farmacist në Massachusetts. Ai ka shkuar në Amerikë në moshën 13 vjeçare që përkonte me vitin 2008. Studimet e larta i ka kryer për shkenca farmaceutike dhe prej dy vitesh është farmacist i certifikuar në USA. Konti ka punuar për “Massachusetts General Hospital”, një nga spitalet më të  njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot. Aktualisht ai punon në “Takeda Pharmaceutical Company” dhe ndihmon prindërit tek biznesi familjar.


Current track

Title

Artist