Kishit menduar ndonjëherë për ullinj të bardhë?! Ja ku ndodhet pema unike që i prodhon.

Written by on 17/08/2021

Leucocarpa, është një larmi e rrallë ulliri, që gjendet kryesisht në jug të Italisë. Por gjatë procesit të pjekjes, frutat e tij marrin një ngjyrë delikate të fildishit ose e perlave të bardha. Ekspertët pohojnë se kjo farë e veçantë, me shumë mundësi, u shfaq në jug të Italisë gjatë viteve të kolonizimit Grek të gadishullit Italian dhe Siçilisë.

Kjo pemë unike ulliri të bardhë është pjesë e familjes më të gjerë të ullinjve, të njohur për botën shkencore si “olea Europea”, që do të thotë ulliri europian. Jugu i Italisë nuk është i vetmi vend ku prodhohet ky varietet, ai ekziston në një lloj të ngjashëm në Greqi, por ato janë mjaft të rralla, por edhe në disa zona përgjatë brigjeve mesdhetare të Afrikës veriore dhe përgjatë gjithë perëndimit në brigjet e Atlantikut të Portugalisë.

Radio Travel.com


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist