KESH përzgjedh fituesit: Kush do të hartojë planin turistik për Komanin dhe Vaun e Dejës

Written by on 29/12/2020

KESH ka përzgjedhur fituesit që do të hartojnë projektin për transportin ujor brenda HEC-eve, në kuadër të planit turistik për Komanin dhe Vaun e Dejës. Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “AVE CONSULTING” SHPK, dhe “CASANOVA +HERNANDEZ ARCHITECTS”, përfaqësuar nga Dega Shqiptare, “LAND&CO” SHPK janë fituesit. Projekti në fjalë cilësohet si një ndër më të veçantit të ndërmarrë viteve të fundit nga Korporata duke pasur fokus social e turistik dhe jo vetëm energjetik. Ndërhyrja konsiston në ndërtimin e dy moleve kryesore, me kapacitet për tragete e varka private si dhe ndërhyrjen pranë HEC-eve për restaurimin apo rehabilitimin duke pyllëzuar zonën pranë.


Current track

Title

Artist