Ja kur do te jete gati tuneli qe redukton kohen e udhetimit nga Tirana ne Sarande.

Written by on 12/04/2019

 Rruga Kardhiq-Delvinë, një aks strategjik për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, ka hyrë në një fazë intensive, ku po punohet në tre akse. Rruga eviton Qafën e vështirë dhe tërësisht të amortizuar të Muzinës dhe shkurton lidhjen e Tiranës me Sarandën. Në segmentin më të vështirë të aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, punimet intensive po shkojnë drejt ndërtimit të tunelit, projekti i të cilit u realizua në kohë rekord. Projekti për ndërtimin e lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, në jug të vendit, parashikon ndërtimin e tunelit me gjatësi 1 km. Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist