Italia bën me detyrim pasaportën jeshile në sektorin privat dhe publik!

Written by on 16/09/2021

Të gjithë punëtorëve në Itali në sektorin publik dhe privat do t’u kërkohet dëshmi se janë vaksinuar të paktën me një dozë antiCovid.

Askush prej tyre nuk do të pranohet në punë nëse nuk është vaksinuar apo nëse nuk paraqet një tampon negativ ose dëshmi që vërteton që e ka kaluar virusin.

Vendimi do të fillojë të aplikohet mes datave 10-15 tetor dhe do të përfshijë të gjithë Italinë. Shteti fqinj vendosi ta marrë këtë vendim në mënyrë që të detyrojë njerëzit të vaksinohen dhe të ndalojë përhapjen e infeksionit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist